Aksidentohet gjatë punës 57-vjeçari në Sarandë, transportohet me urgjencë drejt spitalit të Traumës

aksidentohet gjate punes 57 vjecari ne sarande transportohet me urgjence drejt spitalit te traumes








































Një 57-vjeçar është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës gjatë orarit të punës në Sarandë.

urgjenca spitali i traumes

Uniformat blu bëjnë me dije se 57-vjeçari me iniciale N.N është aksidentuar  gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1.

57-vjeçari është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 13:00, në lagjen nr. 1, gjatë punimeve të brendshme, në katin e dytë të një pallati në pronësi të shtetasit A. R, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht në pjesën e kokës shtetasi N. N., 57 vjeç (punëtor), i cili është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →