Bota Kuriozitete

Aksidentohet Meriton Mjekiqi, ish-banori i BBV në gjendje të rëndë! Po udhëtonte drejt Kosovës kur i shpërtheu goma mjetit dhe… Moderatori mbeti i bllokuar 1 orë brenda makinës

aksidentohet meriton mjekiqi ish banori i bbv ne gjendje te rende po udhetonte drejt kosoves kur i shpertheu goma mjetit dhe moderatori mbeti i bllokuar 1 ore brenda makines





































Ish-banori i BBV, Meriton Mjekiqi raportohet se është përfshirë në një aksident rrugor teksa po udhëtonte nga Shqipëria në drejtim të Kosovës.

meriton1

Moderatori i njohur mësohet se është dërguar në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Meriton Mjekiqi po udhëtonte gjatë natës në autostradën kryesore që të çon në Prishtinë, kur papritur njëra nga gomat e makinës ka shpërthyer.

Ish-banori i BBV raportohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në një fushë. Meritoni ka mbetur i bllokuar rreth 1 orë brenda makinës dhe është dashur ndërhyrja ekipeve të shpëtimit për nxjerrjen e tij nga mjeti.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencë për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Meriton Mjekiqi pas përfundimit të Big Brother Vip e ndan kohën e tij mes Kosovës ku ka familjen dhe Shqipërisë ku po shijon lidhjen e dashurisë me gazetaren Ilnisa Agolli. Meritoni, i cili tashmë është zhvendosur për të jetuar në Tiranë, po përgatitej që të niste karrierën si menaxher artistësh në Kosovë e Shqipëri.

ilnisa-dhe-meritoni-1-2

Si çift i konsoliduar, Ilnisa dhe Meritoni po mendonin edhe t’i hynin rrugës së biznesit. Shpërngulja e reperit në Tiranë ishte një tjetër tregues se tashmë tregu shqiptar është në qendër të vëmendjes së tyre.

Gazetarja e njohur Ilnisa Agolli e ftuar në emisionin “She’s On Top”, tregoi detajet e marrëdhënies së saj me moderatorin.

ilnisa-dhe-meritoni-3

Nuk munguan pyetjet ngacmuese nga moderatorja e emisionit nëse çifti ka ndonjë të re për të ndarë me publikun. Ndër të tjera, Ilnisa tha se tashmë kishin marrë një hap tjetër të rëndësishëm në jetën e tyre, kishin filluar bashkëjetesën nga ku shtoi se gjithçka po shkon për mrekulli, por si çdo çift edhe ata kanë zënkat e vogla kur nuk gjejnë gjërat nëpër shtëpi.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (2)

Kujtojmë që Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi u dashuruan në shtëpi kur ishin konkurrentë dhe lidhjen e tyre e vijuan pas daljes. Që nga dita kur çifti u lidhën së bashku, e dinin që jashtë do të hasnin në vështirësi.

ilnisa-dhe-meritoni-2-2

Megjithatë, dyshja jo vetëm që nuk u tërhoq, por vijoi të shijonte historinë e dashurisë dhe shumë shpejt i bënë gjërat edhe më serioze.

Dyshja ka nisur bashkëjetesën në Tiranë, ku edhe kanë gjetur mundësinë për të shijuar disi njëri-tjetrin larg të gjithëve. Duhet thënë se ky raport nuk është mirëpritur aspak nga familjarët e Meritonit, që nuk e kanë mirëpritur ende Ilnisën në shtëpinë e tyre, por situata nuk ka qenë e lehtë as për Ilnisën, ku ndonëse vëllai u shpreh se ka një raport të mirë me Meritonin, asnjë nga familjarët e tjerë nuk e ka takuar.

ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)

ilnisa agolli meriton mjekiqi (1)ilnisa agolli meriton mjekiqimeriton mjekiqi ilnisa agolliIlnisaaailnisa meriton

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts