Një aksident i rëndë me pasojë vdekje është regjistruar sot rreth orës 14:00 në rrugën Peqin-Elbasan, në afërsi të fshatit Pajovë.
Burime bëjnë me dije se në aksident janë përshirë dy automjete. Pas përplasjes njëri prej automjeteve ka dalë jashtë rruge duke përplasur për vdekje fëmijën e mitur rreth 10 vjeç.
Burime për News 24 bëjnë me dje se viktima është Enjo Tabaku. I mituri ka gjetur vdekjen e menjëhershme për shkak të plagëve të shumta. Fëmija u përplas nga automjeti tip Volkswagen golf.
Automjeti drejtohej nga shtetasi Odorian Petriti 46 vjeç ndërsa automjeti tjetër tip Audi, drejtohej nga Mikel Petriti,41 vjeç.
Njoftimi i policise
Elbasan/Informacion paraprak
Rreth orës 14:10, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, janë përplasur automjeti me drejtues shtetasin M. P., 39 vjeç, me automjetin me drejtues shtetasin M. S., 45 vjeç. Nga përplasja, shtetasi M. P. ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili ka dalë nga rruga dhe ka përplasur një të mitur 10-vjeçar që ka qenë duke lëvizur në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, i mituri ka humbur jetën.
Të dy drejtuesit e automjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit