Aksidentoi me makinë dy gra në trotuar, arrestohet 23-vjeçari

aksidentoi me makine dy gra ne trotuar arrestohet 23 vjecari
aksidentoi me makine dy gra ne trotuar arrestohet 23 vjecari

Policia e Tiranës ka arrestuar 6 shtetas në 24 orët e fundit, 4 prej të cilëve për shkaktim aksidentesh dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur ose pa patentë.

Një prej të arestuarve akuzohet për dhunë ndaj bashkëshortes së tij, ndërsa një tjetër për posejdim lënde narkotike.

“E. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka hipur mbi trotuar. Si pasojë ka aksidentuar shtetaset F. Y., 63 vjeçe, dhe L. J, 39 vjeçe. 63-vjeçarja ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve”, njoftoi Policia.

Tiranë/Arrestohen 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin O. Sh., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin R. P., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasit:

– A. K., 40 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;

– R. H., 55 vjeç, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin si dhe nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar;

– M. H., 49 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin A. T., 66 vjeç. Si pasojë 66-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

– E. K., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Ali Demi”, duke drejtuar motomjetin dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka hipur mbi trotuar. Si pasojë ka aksidentuar shtetaset F. Y., 63 vjeçe, dhe L. J, 39 vjeçe. 63-vjeçarja ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co