Policia ka arrestuar një 68-vjeçar në Dimal, i cili mbrëmjen e djeshme duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje një 50-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor, shtetasin M. Xh., 68 vjeç, banues në fshatin Gajdë, Dimal, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasin L. K., 50 vjeç, i cili lëvizte me biçikletë. Shtetasi L. K., si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në spital”, njoftoi policia.
Gjithashtu, arrestoi në flagrancë shtetasin P. H., 53 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.