Aksidentoi për vdekje dy ditë më parë një 63-vjeçar dhe u largua nga vendngjarja, shpallet në kërkim 22-vjeçari

aksidentoi per vdekje dy dite me pare nje 63 vjecar dhe u largua nga vendngjarja shpallet ne kerkim 22 vjecari
aksidentoi per vdekje dy dite me pare nje 63 vjecar dhe u largua nga vendngjarja shpallet ne kerkim 22 vjecari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë, ku një 63-vjeçar u përplas për vdekje në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”.

Ndërkohë që 63-vjeçari ndërroi jetë si pasojë e aksidentit, autori i ngjarjes u largua nga vendngjarja.

Policia ka njoftuar se është kryer identifikimi i tij, duke njoftuar se 22-vjeçari është shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tij.

Njoftimi: 

Aksidentoi 2 ditë më parë, në rrugën dytësore “Plepa-Kavajë”, një 63-vjeçar, me pasojë vdekjen, dhe u largua nga vendi i aksidentit, Policia identifikon drejtuesin e automjetit dhe vijon punën për kapjen e tij.

Gjendet dhe sekuestrohet automjeti.

Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore të kryera menjëherë pas aksidentit rrugor të ndodhur rreth orës 01:00, të datës 21.08.2024, në aksin dytësor “Plepa-Kavajë”, ku u përplas me automjet shtetasi L. D., 63 vjeç, i cili si pasojë humbi jetën, në vendngjarje, Policia Rrugore identifikoi dhe shpalli në kërkim drejtuesin e automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasin E. K., 22 vjeç, banues në Tiranë.

22-vjeçari, menjëherë pas aksidentit, u largua nga vendngjarja dhe braktisi automjetin, në fshatin Kodër Arapaj. Automjeti u gjet dhe u sekuestrua nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →