Aksion i policisë serbe në Bujanoc, bastisje në banesat e shqiptarëve

aksion i policise serbe ne bujanoc bastisje ne banesat e shqiptareve
aksion i policise serbe ne bujanoc bastisje ne banesat e shqiptareve

Policia e Serbisë ka zhvilluar një aksion në zonën e Bujanocit, e cila banohet nga një komunitet me shumicë shqiptare.

Mësohet se autoritetet serbe kanë kryer bastisje në disa prej shtëpive në Bujanoc, me pretekstin se po kërkonin armë.

Ende nuk dihet nëse ka pasur indicie për zhvillimin e kontrolleve për armë në komunën me shumicë shqiptare apo kontrolli ka pasur tjetër arsye.

Këto ndërhyrje janë shoqëruar edhe me reagimin e komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës, të cilët i kanë bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndërhyjë.

Sakaq, tensionet mes Prishtinës dhe Beorgadit mbeten të nxehta, ndëra palët nuk kanë arritur ende të gjejnë gjuhën e përbashkët për shumë çështje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →