Aksionet e fundit policore për zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale, Balla: Domosdoshmëri për të rritur më shumë parametrat e sigurisë

aksionet e fundit policore per zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale balla domosdoshmeri per te rritur me shume parametrat e sigurise
aksionet e fundit policore per zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale balla domosdoshmeri per te rritur me shume parametrat e sigurise

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar pas disa operacioneve të suksesshme të Policisë në disa qytete, për zbardhjen e ngjarjeve apo parandalimin e akteve kriminale.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla thekson se reagimi në kohë dhe me profesionalizëm për zbardhjen e ngjarjeve kriminale, parandalimi i përshkallëzimit të konflikteve dhe goditja e fenomenit të armëmbajtjes pa leje, janë domosdoshmëri për të rritur akoma më shumë parametrat e sigurisë në vend.

“Përgëzime Policisë së Shtetit Krujë, Vlorë, Himarë, Sarandë, forcave Shqiponja dhe atyre operacionale për finalizimin e disa operacioneve gjatë 24 orëve të fundit. Duhet bërë gjithçka për garantimin e rendit dhe sigurisë në të gjithë territorin”, nënvizon ministri Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co