Kosova

Aksioni në Veri, SHBA vlerëson përkushtimin e Vjosa Osmanit për një koordinim me bashkësinë ndërkombëtare

aksioni ne veri shba vlereson perkushtimin e vjosa osmanit per nje koordinim me bashkesine nderkombetare
aksioni ne veri shba vlereson perkushtimin e vjosa osmanit per nje koordinim me bashkesine nderkombetare

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka ndarë detaje të reja rreth takimit mes presidentes Vjosa Osmani me Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit, Alexander Kasanof.

SHBA vlerësojnë qëndrimin e Presidentes Osmani që të ketë koordinim me aleatët rreth veprimeve të qeverisë.

“Në Forumin GlobSec të Pragës sot Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Alexander Kasanof dhe Presidenti Vjosa Osmani diskutuan për një numër çështjesh të rëndësishme, përfshirë veprimet e pakoordinuara të së premtes nga Qeveria e Kosovës dhe rëndësinë e konsultimit me bashkësinë ndërkombëtare. Ne vlerësojmë përkushtimin e Presidentes Osmani për një koordinim të tillë, i cili është thelbësor për të avancuar trajektoren evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe për të arritur stabilitetin rajonal, normalizimin dhe integrimin ekonomik. ShBA mbetet e përkushtuar për një Kosovë sovrane, multietnike, demokratike”, thuhet në reagimin e ambasadës amerikane.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani përmes një postimi në Facebook ka deklaruar se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për zhvillimet e fundit në rajon. “Diskutim përmbajtësor mbi zhvillimet e fundit, rëndësinë vendimtare të angazhimit proaktiv e të shtuar të Shteteve të Bashkuara për paqe të qëndrueshme në rajon, si dhe mbi dialogun Kosovë-Serbi”, kishte shkruar Osmani.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts