“Akti më madhor i korrupsionit”- PD kërkon komision hetimor për Portin e Durrësit/ Sali Berisha tregon prapaskenat: Janë pasuri të grupeve kriminale të Dubait

akti me madhor i korrupsionit pd kerkon komision hetimor per portin e durresit sali berisha tregon prapaskenat jane pasuri te grupeve kriminale te dubait
akti me madhor i korrupsionit pd kerkon komision hetimor per portin e durresit sali berisha tregon prapaskenat jane pasuri te grupeve kriminale te dubait








































Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit Hetimor për Portin e Durrësit,  ku do të kërkohet vërifikimi i ligjshmërisë.

Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Sali Berisha  u shpreh se ndërtimi i këtij porti është akti më i madhe i korrupsionit.

Kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se aty do të ndërtohen pasuritë e grupeve kriminale të Dubait.

“Beteja për komisionin hetimor të Portit të Durrësit është e një rëndësie jashtëzakonisht të madh. Ky kuadër, këto vendime për Portin e Durrësit përbëjnë aktin më madhor të korrupsionit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Ballkan dhe Evropë. Vështirë shumë të gjesh një aferë multi miliard, sic është kjo, ku toka dhe uji mund të kushtojë mbi 2 miliard, ku ndërtimet 12 600 apartamente me hotele me 6 yje etj,. të gjitha pasuri e grupeve kriminale të Dubait, me të cilat sic dëshmoi gazetari investigativ, Artan Hoxha, Edi Rama ka bërë takim të veçantë gjatë vizitës së tij në Dubai, me temë investimet e tyre në Durrës. Vetëm Franc Çopja, thuhet e ka transferuar në bankat e Evropës 3 miliardë euro, e them këtë shifër për të kuptuar sesa e pakufishme është paraja e tyre”, tha nder te tjera Sali Berishal.

LEXO EDHE: Grupi i PD kërkesë Kuvendit, 39 deputetë firmosin për Hetimin Parlamentar të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”: Të verifikohet ligjshmëria

Kujtojme qe diten e djeshme (17 dhjetor) Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën e 39 deputetëve për ngritjen e një komisioni hetimor për të kontrolluar ligjshmërinë e procedurave të miratimit t ë Projektit të “Marina dhe Jahtet e Durrësit’.

Në kërkesën e demokratëve theksohet se pjesë e objektit të hetimit të Komisionit parlamentar duhet të jetë shitja e koncensionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o, po ashtu kërkohet dhe verifikimi i procedurave për ndërtimin e Portit të ri në Porto Romano.

“Kërkojmë: 1. Ngritjen e një Komisioni Hetimor të Kuvendit për Kontrollin e Ligjshmërisë në Procedurat e (i) Miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) Shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d.o.o.; dhe (iii) Ndërtimit të portit të ri në Porto Romano.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →