Aktivistët e klimës protesta kundër subvencioneve për lëndët djegëse fosile në Holandë, bllokojnë autostradën që të çon në Hagë

aktivistet e klimes protesta kunder subvencioneve per lendet djegese fosile ne holande bllokojne autostraden qe te con ne hage





































Aktivistët e klimës bllokuan sot një rrugë kryesore në Holandë, në një tjetër seri protestash kundër subvencioneve të qeverisë për lëndët djegëse fosile.

nederland_climate3

Nën kontrollin e dobët të policisë për shkak të një greve të efektivëve, rreth 500 aktivistë marshuan në mesditë në një autostradë që të çon në qendër të Hagës.

Në tingujt e daulleve, protestuesit brohoritën parulla pro mjedisit dhe mbanin pankarta ku shkruhej “vepro tani” dhe “fund subvencioneve minerale”.

Disa nga protestuesit sollën karrige kampingu dhe ngritën tenda në vend, duke treguar se kishin planifikuar të kalonin natën atje.

Bazuar në llogaritjet e një raporti të qeverisë vitin e kaluar, kompanitë industriale morën më shumë se 39 miliardë euro subvencione për karburantet fosile, kryesisht në formën e lehtësimit të taksave.

nederland_climate

Organizata ekologjike Extinction Rebellion është zotuar se do të vazhdojë mobilizimet deri në heqjen e subvencioneve.

Dhjetëra protesta u organizuan nga organizata mjedisore vitin e kaluar në të njëjtin vend në autostradën A12. Në demonstratat e mëparshme, autoritetet policore kanë larguar me forcë protestuesit dhe kanë arrestuar ata që nuk iu bindën urdhrave për t’u larguar.

Komuna e Hagës njoftoi se bllokada e autostradës ishte e paligjshme dhe se protestuesit duhet të lëvizin në një fushë të madhe në vendin fqinj.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →