Aktivistë të grupit ambientalist “Futuro Vegetal” kanë gjetur një mënyrë origjinale proteste, pasi ata kanë hyrë dhe kanë vandalizuar vilën luksoze të Lionel Mesit në Ibiza në shenjë proteste ndaj të pasurve që nuk po bëjnë asgjë për të ndalur krizën klimaterike që po përjeton bota.
Ata kanë lyer me bojë të zezë dh të kuqe muret e vilës së yllit argjentinas, teksa kanë postuar më pas në rrjetet e tyre sociale edhe foto të këtij akti vandalzimi dhe protestës së tyre.
“Kemi lyer vilën ilegale të Mesit në Ibiza. La Mansion është një ndërtim i paligjshëm që futbollisti ka blerë për shifrën e çmendur të 11 milionë eurove. Ndërsa ndodh diçka e tillë, vetëm në ishujt Baleare ka persona të vdekur si pasojë direkte e valës së të nxehtit. Pjesa 1% më e pasur e popullatës është përgjegjëse për të njëjtën sasi prodhimi të dyoksidit të karbonit sa 2/3 e më të varfërve. Kjo është e mundur vetëm falë mbështetjes nga ana e pushtetit publik të një sistemi ekonomiko-social që i bën atentat jetës”, shkruanin aktivistët në postimin e tyre.
Mesi ka vlerë vilën në fjalë në vitin 2022, por sipas mediave spanjolle, nuk mund të banojë ende në të, pasi nuk ka marrë leje, meqë në këtë banesë ishin ndërtuar disa dhoma pa marrë lejet përkatëse.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co