Bota Kuriozitete Shqiperia Sport

Aktorja e famshme dhe futbollisti i Kombëtares bëhen prindër për herë të parë! Mesfushori zbulon detajin e veçantë: Dhurata më e bukur e ditëlindjes











































Aktorja e njohur Melisa Asli Pamuk dhe futbollisti i Kombëtares turke, Yusuf Yazici, të cilët u martuan në fshehtësi vitin e kaluar, kanë dhënë lajmin e bukur se janë bërë prindër për herë të parë.

Me anë të një postimi në InstaStory, mesfushori turk ka treguar për fansat se kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre.

I vogli e ka surprizuar çiftin në ditën e lindjes së futbollistit duke e bërë më të veçantë këtë datë të shënuar për aktoren dhe partnerin e saj.

“Dhurata më e mirë e ditëlindjes”, ka shkruar Yusuf krahas fotos së publikuar ku shihet duke mbajtur dorën e vogëlushit.

Lajmin se ishte në pritje të ëmbël, Melisa e dha në shtator të vitit 2024. Ajo publikoi në rrjetet sociale fotot ku dukej barku i saj i rrumbullakosur.

Aktorja dhe futbollisti i njohur turk janë prej kohësh në një marrëdhënie.

melisa pamuk3

Çifti i njohur u martuan në fshehtësi në Paris, kryeqytetin e Francës, muajt e fundit.

Ata e mbajtën të fshehtë celebrimin e dashurisë së tyre, ndërsa më vonë kanë publikuar pamje nga ceremonia e martesës në rrjetet sociale.

melisa pamuk4melisa pamuk5melisa pamuk6melisa pamuk7melisa pamuk9melisa pamuk10melisa pamuk11

      

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

Similar Posts