Bota Kuriozitete Sport

Aktorja e famshme dhe futbollisti i Kombëtares do të bëhen prindër për herë të parë (Fotot)

aktorja e famshme dhe futbollisti i kombetares do te behen prinder per here te pare fotot





































Aktorja e famshme turke, Melisa Asli Pamuk është në pritje të ëmbël. Ylli i kinematografisë turke dhe futbollisti i Kombëtares, Yusuf Yazici do të mirëpresin në jetë fëmijën e tyre të parë.

melisa pamuk8

Melisa Pamuk ka publikuar në rrjetet sociale fotot ku duket barku i saj i rrumbullakosur.

Fillimisht aktorja e ka mbajtur lajmin e fshehtë, ndërsa mësohet se së fundmi ka vizituar familjarët e partnerit, ku i kanë dhënë lajmin e bukur.

melisa pamuk2

Aktorja e njohur nuk pranoi oferta për seriale dhe filma për shkak të shtatzënisë. Ndërsa gjatë gjithë kohës ka kamufluar barkun e saj duke veshur fustane të gjera.

melisa pamuk1

Melisa Pamuk, e cila po numëron ditët për t’u bërë nënë, ka publikuar fotot e para në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Aktorja dhe futbollisti i njohur turk janë prej kohësh në një marrëdhënie.

melisa pamuk3

Çifti i njohur u martuan në fshehtësi në Paris, kryeqytetin e Francës, muajt e fundit.

Ata e mbajtën të fshehtë celebrimin e dashurisë së tyre, ndërsa së fundmi kanë publikuar pamje nga ceremonia e martesës në rrjetet sociale.

melisa pamuk4 melisa pamuk5 melisa pamuk6 melisa pamuk7 melisa pamuk9 melisa pamuk10 melisa pamuk11

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts