Bota Kuriozitete Lifestyle

Aktorja e njohur thyen heshtjen, flet për lidhjen e përfolur me Johnny Depp: Nuk e njoh këtë person!

aktorja e njohur thyen heshtjen flet per lidhjen e perfolur me johnny depp nuk e njoh kete person





































Aktorja Jenna Ortega ka vendosur të thyer heshtjen për thashethemet se ajo ishte në një lidhje me aktorin mjaft të njohur, Johnny Depp.

ortega-depp

E pyetur se cili është thashethemi më i çmendura që ajo ka dëgjuar për veten, ylli i “Wednesday” tha për Buzzfeed se thashethemi që i ka bërë më shumë përshtypje rreth vetes ka qenë rreth marrëdhënies së supozuar mes saj dhe Johnny Depp.

“Që unë ndoshta isha në një lidhje serioze me Johnny Depp dhe doja që të gjithë të na linin vetëm”, tha ajo. “Është kaq e çmendur. Dua të them, nuk kam folur kurrë për të. Unë kurrë nuk kam thënë asgjë për këtë. Artikujt me të vërtetë bëjnë titujt e tyre, por unë mendova se kjo ishte shumë qesharake ”, tha aktorja 21-vjeçare në një intervistë të fundit.

Mesa duket thashethemet e pabaza kanë bërë jehonë, pasi një nga kolegët e e saj e ka pyetur për këtë situatë gjatë xhirimeve.

“Isha në xhirime me Richard E. Grant dhe ai erdhi tek unë dhe më tha: “Oh, pra ti dhe Johnny?”, dhe unë qesha sepse nuk e njoh këtë person ”, tha ajo për yllin 61-vjeçar.

Thashethemet u shfaqën fillimisht në ‘Deux Moi’ verën e kaluar, e cila pretendonte se të dy aktorët kishin dalë në një takim. Në atë kohë, Ortega thuhet se i mohoi fuqishëm thashethemet në një histori në Instagram.

Sipas raportimeve, Depp gjithashtu shpejtoi të mohonte thashethemet, duke thënë në një deklaratë përmes përfaqësuesve të tij: “Z. Depp nuk ka asnjë marrëdhënie personale apo profesionale me zonjën Ortega në asnjë mënyrë. Ai kurrë nuk e ka takuar, as nuk ka folur me të. Ai nuk bashkëpunon në asnjë projekt me të dhe as nuk e ka ndërmend. Ai është i tmerruar nga këto thashetheme të pabaza dhe dashakeqe që synojnë të dëmtojnë reputacionin dhe karrierën e tij”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts