Akuza për krime lufte, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshon urdhër-arrest për dy bashkëpunëtorët e ngushtë të Putinit

akuza per krime lufte gjykata nderkombetare penale leshon urdher arrest per dy bashkepunetoret e ngushte te putinit
akuza per krime lufte gjykata nderkombetare penale leshon urdher arrest per dy bashkepunetoret e ngushte te putinit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka vënë në listën e kuqe dy emra të tjerë të afërt të Putinit.

Mësohet se është lëshuar një urdhër arrest për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov. Ata akuzohen për krime të dyshuara ndërkombëtare, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Pas këtyre dy personazheve, numri i zyrtarëve të akuzuar për këto vepra penale ka shkuar në 4. Kujtojmë se GJNP më herët ka lëshuar urdhër-arreste për presidentin Vladimir Putin dhe zyrtaren ruse Maria Lvova-Belova

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →