Policia ruse e ka arrestuar Aleksandr Fomin, njërin prej bashkëthemeluesve të kompanisë së ndërtimit Olympcitsy, pasi ai dyshohet se i ka dhënë ryshfet zëvendësministrit rus të Mbrojtjes, Timur Ivanov. Gjykata e Qarkut e Moskës mori vendim që ai të mbahet në paraburgim së paku deri më 23 qershor.
Vetëm një ditë më parë, e njëjta gjykatë urdhëroi që Ivanovi të futej në paraburgim nën akuzat për marrje të ryshfetit. Të gjitha asetet e Ivanovit, si dhe ato të familjarëve, përfshirë të bashkëshortes, ish-bashkëshorteve dhe fëmijëve, të ngrihen dhe konfiskohen.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë, Sergei Shoigu, e shkarkoi nga detyra Ivanovin menjëherë pas arrestimit të tij. Një hetimi të publikuar në dhjetor 2022 nga Fondacioni Kundër Korrupsionit i Alexei Navalnyt (FBK), gjeti se Ivanovi i kishte udhëhequr dhe kishte përfituar nga projektet e ndërtimit në qytetin ukrainas Mariupol, i cili u shkatërrua pothuajse tërësisht nga forcat ruse në muajt e parë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia. Hetimi gjeti se Ivanovi dhe bashkëshortja e tij, Svetlana, i shpenzuam më shumë se një milion euro për pushime, në qira për vila dhe jahte, dhe për blerjen e stolive dhe rrobave. Ai gjithashtu gjeti se faturat personale të gruas së Ivanovit ishin paguar nga një kompani e lidhur me rindërtimin në Mariupol.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co