Influenceri i njohur Andrew Tate është lënë në arrest shtëpia nga një gjykatë rumune, pasi prokurorët po hetojnë akuza të reja dhe serioze ndaj tij, duke përfshirë dhunën seksuale dhe trafikim të të miturve.
Ai dhe vëllai i tij dolën para gjykatës pasditen e sotme, ndërsa mësohet e ndaj Tristian Tate u vendos masa e sigurisë detyrim paraqitjeje.
Prokurorët i kishin kërkuar gjykatësit që t’i caktonte vëllezërit në paraburgim për 30 ditë, ndërsa ata vazhdonin një hetim të ri që përfshinte gjithsej 35 viktima të supozuara, duke përfshirë një grua që ishte 15 vjeç në atë kohë.
Në një deklaratë, agjencia rumune kundër krimit të organizuar, DIICOT, tha se gjashtë persona ishin arrestuar gjithsej, rumunë dhe të huaj.
Andrew Tate bëri një deklaratë të furishme për shtypin jashtë duke denoncuar çështjen kundër tij si të fabrikuar dhe jo të vërtetë.
I pyetur vazhdimisht nga BBC në lidhje me akuzat për seks me një vajzë 15-vjeçare dhe trafikim të të miturve, ai u largua dhe nuk pranoi të përgjigjej.
Vëllezërit Tate janë akuzuar më parë për trafikim njerëzor, dhe Andrew Tate i akuzuar për përdhunim, dhe janë në pritje të gjykimit për këto akuza. Ata u liruan nga arresti shtëpiak një vit më parë me kusht që të mos largoheshin nga Rumania.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co