Misioni iranian në OKB ka mohuar akuzat se Teherani ka komplotuar për të vrarë ish-Presidentin amerikan Donald Trump.
Këshilli i Sigurisë Kombëtare i SHBA tha se ka gjurmuar kërcënimet kundër ish-presidentit për vite me radhë, ndërsa zyrtarët e informuar për këtë çështje konfirmuan se kishte informacion në lidhje me një komplot vrasjeje.
Megjithat5 Irani thotë se këto raporte janë “të pabazuara dhe keqdashëse”.
Delegacioni i Teherani në OKB shtoi se Trump ishte “një kriminel që duhet të ndiqet penalisht dhe të dënohet në një gjykatë” për urdhërimin e vrasjes së Qassem Soleimani, komandantit të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike të ushtrisë iraniane, në janar 2020.
Zëdhënësja e NSA Adrienne Watson tha se kërcënimet iraniane burojnë nga dëshira e vendit për të kërkuar hakmarrje për vrasjen e komandantit të lartë iranian.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co