Akuzat për ryshfet dhe mashtrim/ Avokatët e Netanyahut kërkojnë shtyrje të gjyqit për dëshminë e kryeministrit izraelit

akuzat per ryshfet dhe mashtrim avokatet e netanyahut kerkojne shtyrje te gjyqit per deshmine e kryeministrit izraelit








































Ekipi ligjor i kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Jeruzalemit për të shtyrë me dy muaj e gjysmë dëshminë enë gjyqin ndaj tij për korrupsion.

oooyuyy

Avokatët e kryeministrit izraelit thanë se Netanyahu nuk u përgatit dot për gjyqin ndaj tij për shkak të angazhimeve në konfliketet në Gaza dhe Liban, raportojnë mediet e huaja.

Siç u theksua, zhvillimet e shumta dhe të rëndësishme në luftën e muajve të fundit nuk i lanë kohë kryeministrit për t’u përgatitur, pasi i duhej “të kujdesej për nevojat urgjente të sigurisë dhe diplomacisë”.

Avokatët e Netanyahut argumentuan se “kjo vonesë e shkurtër do të lejojë mbrojtjen që të përgatitet siç duhet për dëshminë e tij dhe nuk do të dëmtojë interesin publik”.
Netanyahu përballet me akuza për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit.

Megjithatë kryeministri izraelit ka mohoi çdo akuzë. Paraqitja e Netanyahut në gjykatë është caktuar për datën 2 dhjetor.

Kërkesa pë shtyrje u justifikua me arsyetimin se lufta në vazhdim po pengon Netanyahun të përgatitet siç duhet për dëshminë e tij dhe se kryeministri nuk mund të gjykohet në këtë moment.

Netanyahu punon shumicën e orëve në një dhomë të përforcuar në nivelin e bodrumit të zyrës së kryeministrit, në vend të hapësirës së zakonshme në një kat më të lartë.

Praktika po ndiqet nën drejtimin e zyrtarëve të sigurisë, sipas raportit të lajmeve të Channel 12 Protokolli i ri i sigurisë u zbatua për shkak të shqetësimeve për sulmet me dron.

Kujtojmë se Netanyahu refuzoi të jepte dorëheqjen kur u ngritën akuzat kundër tij, me argumentin se ishte kompetent për t’u gjykuar ndërsa ende drejtonte vendin.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →