Mediat e huaja kanë raportuar se shteti i Izraelit ka eliminuar një komandant të lartë të lëvizjes palestineze Fatah në Liban.
Mësohet se viktima akuzohej për orkestrimin e sulmeve në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Si kundërpërgjigje, Fatah akuzoi Izraelin se po kërkonte “të ndezë një luftë rajonale”, shkruajnë mediat e huaja.
Khalil Maqdah u vra në një sulm me raketa në makinën e tij në qytetin jugor libanez të Sidon, sipas Fatah dhe një burimi libanez të sigurisë.
Ushtria izraelite tha se një avion i forcave ajrore goditi Khalil Hussein Khalil Al-Maqdah në zonën e Sidonit në Libanin jugor.
Ushtria bëri të ditur se Maqdah ishte vëllai i Mounir Maqdah, i cili kryeson degën libaneze të krahut të armatosur të Fatahut, Brigadat e Martirëve Al-Aksa, dhe i akuzoi ata të dy për “drejtim të sulmeve terroriste dhe kontrabandë armësh” në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co