Akuzohen për grabitje të disa banesave në Luksemburg, arrestohen dy shqiptarë

akuzohen per grabitje te disa banesave ne luksemburg arrestohen dy shqiptare








































Dy  shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Luksemburg, pasi akuzohen për grabitje të disa banesave. 

policia

Policia bën me dije se arrestimi i dy shqiptarëve të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg, u bë në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”.

Në pranga kanë rënë shtetasit:  K. B. alias K. N., 29 vjeç, i lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Ata akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.

Njoftimi i policisë

Policia e Shtetit/Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania kontribuojnë gjatë zhvillimit të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “Together”.

Operacioni, nga FAST Luksemburgu, në koordinimin e rrjetit ENFAST.

Si rezultat i sigurimit dhe shkëmbimit të informacioneve nga Policia e Shtetit, lokalizohen në Luksemburg dhe vihen në pranga 2 shtetas shqiptarë, të akuzuar për vjedhje me dhunë në banesa në Luksemburg.

Në kuadër të operacionit “Together”, informacionet e siguruara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe FAST Albania, si dhe të shkëmbyera me FAST Luksemburgun, nëpërmjet rrjetit ENFAST, mundësuan kapjen në Luksemburg të shtetasve shqiptarë K. B. alias K. N., 29 vjeç, të lindur në Mirditë dhe K. M., 28 vjeç, të lindur në Pukë.
2 shtetasit akuzohen për kryerje të vjedhjeve me dhunë në banesa në Luksemburg.

Policia e Shtetit mbetet plotësisht e gatshme për të bashkëpunuar me homologët, me qëllim goditjen e krimit të organizuar dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →