Shqiperia

Akuzohet i përfshirë në 5 vrasje/ Kush është njeriu i “Darit të Elbasanit” që u arrestua sot në Prishtinë

akuzohet i perfshire ne 5 vrasje kush eshte njeriu i darit te elbasanit qe u arrestua sot ne prishtine
akuzohet i perfshire ne 5 vrasje kush eshte njeriu i darit te elbasanit qe u arrestua sot ne prishtine

Emri i Arben Lamçes është në mesin e 33 urdhërarresteve të “Plumbit të Artë 2” të lëshuara nga SPAK dhe firmosura nga GJKKO në 31 korrik. I arrestuari nga njësia FAST Kosova dhe AKI në lagjen Kalabria të Prishtinës, dyshohet i përfshirë në të paktën 5 vrasje të porositura nga grupi kriminal i vëllezërve Franc dhe Hajdar Çopja. Arrestimi i Lamçes u raportua nga mediat e Kosovës. Lamçja ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër kur ka rënë në pranga, i cili gjithashtu është arrestuar.

Operacioni “Plumbi i Artë” është bërë shkak për zbardhjen e 6 vrasjeve të ndodhura vitet e fundit në Elbasan, Rrogozhinë dhe Peqin. Për Arben Lamçen u lëshua një urdhër arresti nga SPAK në kuadër të vijimit të megaoperacionit “Plumbi i Artë 2”, që u krye prej SPAK, BKH, Policisë së Shtetit dhe strukturave policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë.

Tashmë pritet që Lamçja të ekstradohet në Shqipëri dhe të njihet me masën e sigurisë.

Në krye të grupit kriminal të çmontuar nga SPAK ishin vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja alias Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit” që ndodhen jashtë dhe janë në kërkim.

Prokuroria e Posaçme bëri të ditur se organizata kriminale e drejtuar nga vëllezërit Çopja kishte porositur në kohë të ndyshme 22 atentate. Nga këto, 6 persona u ekzekutuan, përfshirë masakrën e trefishtë në Bradashesh në 29 dhjetor të vitit 2018. Katër është numri i atentateve që i janë bërë Erion Alibejt i cili ka mundur të shpëtojë. Ndërsa në 2 raste të tjera është tentuar vrasja e Nuredin Dumenit, të penduarit të drejtësisë.

Numri i urdhëarresteve të ekzekutuar, pas prangosjes së Arben Lamçes në Prishtinë, shkon në 16.

Kush është “Dari i Elbasanit”
Hajdar Bako alias Hajdar Copja alias Hajdar Hysa, 40 vjeç, u arrestua në Dubai pasi është i dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Në vitin 2017, në fshatin Katund i Ri, Hajdar Bako i njohur edhe si “Dari i Elbasanit”, së bashku me 4 të tjerë, është implikuar në një konflikt, gjatë të cilit është qëlluar me armë zjarri dhe janë plagosur 3 persona. Atë kohë në konflikt u përfshi Hajdar Bako dhe F.G, 25 vjeç, të cilët u përplasën me Alfred Gjini, Klevis Gjini dhe Emiljano Gjini. Nga përplasja e dhunshme mbetën të plagosur 3 persona.

Emri i Hajdar Bakos, i njohur dhe si “Dari i Elbasanit”, nuk është i njohur vetëm për këtë përplasje të dhunshme. Emri i Bakos, doli edhe në dosjen e të pandehurit, Nuredin Dumani. Hajdar Bako shfaqej si një nga porositësit për eliminimin fizik të rivalëve të tij në dosjen e Nuredin Dumanit.

Nga dosja hetimore rezultonte se Dumani, ka dëshmuar se grupi i Erjon Alibejt alias Agim Shurbi me pseudonimin “Krymi” dhe grupi i Hajdor Bakos alias (Çopja), i thirrur shkurtimisht “Dari”, janë vënë në garë për të eliminuar njëri-tjetrin. Vetë Dumani atë kohë pranoi para SPAK-ut se kishte mbajtur kontakte me dy grupet rivale në Elbasan, atë të Erjon Alibejt dhe Hajdar Bakos. Sipas tij, Arjan Spahiu, i cili mbeti i vrarë në Belgjikë, ka qenë në listë për t’u ekzekutuar nga vëllezërit Çopja, të cilët janë financuesit. “Talo Çela, më ka thënë mua që nëse kryeja vrasjen e Arjan Spahisë do më jepte 300 mijë euro”, ka rrëfyer Dumani.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts