Shqiperia

Akuzohet për korrupsion, lihet në ‘arrest shtëpie’ ish-gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu përlotet në gjyq: S’kam faj!

akuzohet per korrupsion lihet ne arrest shtepie ish gjyqtarja e elbasanit pajtime fetahu perlotet ne gjyq skam faj
akuzohet per korrupsion lihet ne arrest shtepie ish gjyqtarja e elbasanit pajtime fetahu perlotet ne gjyq skam faj

Ish-gjyqtarja e Elbasanit Pajtime Fetahu, teksa ka dalë sot para togave të zeza është përlotur, ndërsa ka mohuar akuzat që rëndojnë ndaj saj.

Pasi gjykata ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’, Fetahu ka thënë se nuk ka asnjë dijeni mbi akuzat që rëndojnë ndaj saj. Në dalje të GJKKO Fetahu nuk pranoi që të fliste për mediat.

Ish-gjyqtarja në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2”, akuzohet për ‘korrupsion’, si bashkëpunëtore e eksponentëve kriminalë. Fetahu dha dorëheqjen nga sistemi i drejtësisë më 16 nëntor 2022, vetëm pak ditë para kur duhej t’i nënshtrohej procesit të vettingut. Në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë 2” janë ekzekutuar masat për 15 persona, nga 33 urdhër-arreste.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts