Akuzohet për shpërdorim detyre, pezullohet polici në Komisariatin 4 në Tiranë

akuzohet per shperdorim detyre pezullohet polici ne komisariatin 4 ne tirane
akuzohet per shperdorim detyre pezullohet polici ne komisariatin 4 ne tirane

Një efektiv i policisë të Komisariatit numër 4 në Tiranë është pezulluar nga detyra, për shkak të dyshimit se ka shpërdoruar detyrën. AMP njofton se punonjësi Ervin Dajti, ka njoftuar një person për një aksion antidrogë.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Tiranë), pas hetimeve të thelluara të kryera bazuar në referimin e materialeve procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, ka ekzektuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, të vendosur nga Gjykata e Shkallës Parë të Jurisiksionit të Përgjithshëm Tiranë ndaj punonjësit të policisë E.D., 38 vjeç, me detyrë Nd/Specialist i Policimit në Komunitet në Komisariatin e Policisë Nr. 4 Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Vendimi i Gjykatës ka ardhur pasi nga veprimet hetimore të kryera nga AMP, janë siguruar prova dhe fakte, të cilat përbëjnë dyshime të bazuara se gjatë një operacioni të zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 4 Tiranë, në datë 11.06.2024, për identifikimin dhe kapjen e autorëve, posedues të një parcele ku kultivohej lëndë narkotike, ky punonjës policie, duke shfrytëzuar informacionin që kishte për shkak të detyrës, ka kryer veprime aktive për njoftimin e njërit prej autorëve, me të cilin kishte lidhje të afërta familjare, me qëllim shmangien nga përgjegjësia penale. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë me prova ligjore të veprimtarisë së dyshuar”, njofton AMP.

Gazetari Igli Celmeta raporton për Balkanweb se bëhet fjalë për një sasi lënde narkotike të kultivur në afërsi te Zall Bastarit, nga Fatime Gjediku dhe dy djemtë e saj Idajet dhe Jednor Gjediku si dhe një person i katërt Elvis Elezi, të cilët u arrestuan me datë 12 qershor. Ervin Dajti efektiv i policisë mësohet se kishte lidhje farefisnore me të arrestuarit dhe ka njoftuar një prej tyre.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →