Bota

Akuzohet për terrorizëm, GJKKO pranon kërkesën e SPAK për gjykim të djalit të ish-anëtarit të ISIS

akuzohet per terrorizem gjkko pranon kerkesen e spak per gjykim te djalit te ish anetarit te isis
akuzohet per terrorizem gjkko pranon kerkesen e spak per gjykim te djalit te ish anetarit te isis






























Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet për Muhamet Manollarin, të akuzuar për financim të terrorizmit dhe ka paraqitur më datë 21 mars kërkesën në GJKKO për gjykim procedim, kërkesa kjo e pranuar nga Gjykata ditën e sotme (28 maj).

Muhamet Manollari akuzohet se i ka dërguar babait të tij, Mehdi Manollari në Siri një shumë prej 864 euro nëpërmjet një institucioni që ofron shërbime financiare “transferta monetare” në 19 nëntor 2018.

Sipas SPAK, ai nuk ia ka dërguar paratë në mënyrë të drejtëpërdrejtë të atit pasi ai ka qenë i listuar si person ndaj të cilit nuk mund të kryheshin transferta, por ia ka nisur një personi tjetër të referuar prej tij, shtetasit sirian me iniciale A.A.S.

Muhamet Manollari ka përdorur një kartë identiteti në emër të shtetases me iniciale A. N., e cila e kishte raportuar atë të humbur, disa kohë para ngjarjes.

Mehdi Manollari është larguar nga Shqipëria për në Siri në 5 maj 2013 duke u bërë pjesë e organizatës “ISIS”, e listuar si organizatë terroriste nga Këshilli i Sigurimit të Organizatës të Kombeve të Bashkuara.

Më 02 nëntor 2016, ai u vendos në listën kombëtare të personave të shpallur për financim të terrorizmit. Ndërsa besohet se ka ndërruar jetë në vitin 2019.

NJOFTIM PËR MEDIAT

  1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 21.03.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 255 i vitit 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit” e parashikuara nga neni 230/a i K.Penal.
  2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, mbështetur në nenet 332/dh/1 shkronja “a”, 332/e, 332/f dhe 332/gj të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 66, datë 28.05.2025, vendosi:
  3. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
  4. Dërgimin për gjykim të çështjes penale hetuar në kuadër të procedimit penal nr. 255 i vitit 2021 i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ngarkim të të pandehurit Muhamet Manollari, i biri i Mehdi dhe i Hanife, i dtl. 26.05.1984, lindur në Radomirë, Peshkopi dhe banues në Tiranë, RR. Petraq Leka, me shtetësi dhe kombësi Shqiptare, me gjëndje civile “i martuar” dhe gjëndje gjyqësore “i padënuar”, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Financimi i terrorizmit” e parashikuara nga neni 230/a i K.Penal. Mbrojtur në gjykim nga Roland Islami, anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, mbrojtës i zgjedhur nga i pandehuri me deklarim në seancë gjyqësore.
  5. Urdhërohet formimi i fashikullit të gjykimit duke përfshirë në të aktet e hetimeve paraprake dhe aktet e seancës paraprake.
  6. Urdhërohet depozitimi i vendimit gjyqësor të dërgimit të çështjes në gjyq së bashku me fashikullin e gjykimit në sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, si gjykata kompetente për gjykimin e çështjes së themelit, brenda dhjetë ditëve nga shpallja e tij.
  7. Kundër këtij vendimi nuk lejohet e drejta e ankimit.

Tiranë, më datë 28.05.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts