Paul (Agustin) Deda, ish-shoqëruesi i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, eshte denuar me 8 vite burg nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO)
Deda akuzohet për trafik droge dhe grup kriminal.
Për të njëjtat vepra penale janë dënuar edhe Leonidha Sejdiaj dhe Hamit Seferi. Të dy do të vuajnë nga 8 vjet burgim secili.
NJOFTIM PËR MEDIAT
- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të ҫështjes nr.36/2 të vitit 2019 (238 të vitit 2017), me të pandehur Paul (Agustin) Deda, Leonidha Sejdiaj, Hamid Seferi, etj…”
- Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Aurel Arapi, Ilir Përdeda dhe Ardit Mustafaj, me vendimin Nr. 51, datë 20.09.2024 vendosi:
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Paul (Agustin) Deda për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Paul (Agustin) Deda, me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Paul (Agustin) Deda i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Paul (Agustin) Deda do t’i fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe dënimi do të kryhet në një IEVP te sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikeve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Leonidha Sejdiaj për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për disa vepra penale, dënimin e të pandehurit Leonidha Sejdiaj me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Leonidha Sejdiaj i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Leonidha Sejdiaj do të fillojë nga dita e arrestimit dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 283/a/1 dhe 28/4 të Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Deklarimin fajtor të të pandehurit Hamid Seferi per kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
- Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për vepra penale, dënimin e të pandehurit Hamid Seferi me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
- Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Hamid Seferi i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet burgim.
- Vuajtja e dënimit për të pandehurin Hamid Seferi do të fillojë nga dita e ekzekutimit të vendimit të formës së prerë dhe do të kryhet në një IEVP të sigurisë së lartë.
- Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore u ngarkohen të pandehurve në mënyrë solidare.
- Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.