Një i ri në Pogradec është arrestuar nga policia. Ai akuzohet për dhunë ndaj babait të tij.
Njoftimi i policise
Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin A. H., 21 vjeç, banues në fshatin Dunicë, pasi dyshohet se ka dhunuar babanë e tij.
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 41 vjeç, banues në Elbasan.
Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin O. L., 48 vjeç, banues në Devoll, pasi gjatë kontrollit të kryer ne fermën e tij, u konstatua se mbante 10 krerë bagëti të imëta që dyshohet se janë kontrabanduar nga Greqia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.0
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co