Lifestyle

Akuzohet se dhunoi personazhin e TikTok-ut, policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Noizy-t

akuzohet se dhunoi personazhin e tiktok ut policia e kosoves kerkon ndihmen e qytetareve per arrestimin e noizy t

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve dhe bashkëpunimin e tyre për arrestimin e reperit Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Noizy së bashku me DJ-in e tij, Bahtjar Bajraktari janë shpallur në kërkim nga autoritetet në Kosovë pasi akuzohen se kanë dhunuar një personazh të rrjeteve sociale në ambientet e një klubi.

Prej lëshimit të fletë arrestit, artisti i muzikës rrep ka anuluar dy koncerte në Kosovë, ndërsa është shprehur se nuk ka qenë në grupin e personave që kanë ushtruar dhunë.

  • foto galeri

Kërkesë për bashkëpunim
Pejë, 08 gusht 2024
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më autorizimin e Prokurorisë themelore nё Pejё, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tyre, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.
Personat e kërkuar janë:
1. Rigels (Bashkim) RAJKU i lindur me 27.09.1986 nё Durrёs-Shqipёri.
2. Bahtjar (Shasivar) BAJRAKTARI i lindur me 22.05.1992 nё Samadrexhё-Prizren.
Tё pandehurit kërkohen për veprën penale:
“Lёndim i rёndё trupor”.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts