Shërbimi rus i Sigurisë, FSB, ka thënë të martën se e ka arrestuar një grua me nënshtetësi të dyfishtë, amerikane dhe ruse, nën dyshimin për tradhti.
Ajo akuzohet se gjoja e ka financuar ushtrinë ukrainase, raportuan media ruse të martën.
FSB-ja në qytetin qendror Yekaterinburg tha se “i ka ndalur aktivitetet e jashtëligjshme të një banoreje 33-vjeçare në Los Anxhelos, e cila ka nënshtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Shteteve të Bashkuara, e përfshirë në dhënien e ndihmës financiare për një shtet të huaj”, raportuan mediat shtetërore ruse duke e cituar FSB-në.Identiteti e gruas së arrestuar nuk është bërë i ditur.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë më herët se disa shtetas amerikanë po burgosen padrejtësisht në Rusi, përfshirë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, e cila është në paraburgim në Rusi, nën akuzat se e ka shkelur rregulloren e ligjit për të ashtuquajturit “agjentë të huaj”.
Departamenti i Shtetit u ka bërë thirrje vazhdimisht të gjithë amerikanëve të largohet menjëherë nga Rusia, duke përmendur arrestimet e padrejta dhe ngacmimet nga shërbimet ruse të sigurisë.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co