Bota

Akuzohet se po lehtëson kryerjen e gjenocidit në Gaza, Gjermania paditet në Hagë pas furnizimit me armë të Izraelit

akuzohet se po lehteson kryerjen e gjenocidit ne gaza gjermania paditet ne hage pas furnizimit me arme te izraelit
akuzohet se po lehteson kryerjen e gjenocidit ne gaza gjermania paditet ne hage pas furnizimit me arme te izraelit

Nikaragua, një mbështetëse e kauzës palestineze, po zgjeron betejën ligjore mbi konfliktin e Gazës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë duke ngritur një çështje kundër Gjermanisë, si një furnizues kryesor i armëve për Izraelin.

Në seancat dëgjimore që u hapën të hënën në Hagë, Nikaragua argumentoi se Gjermania po lehtëson kryerjen e gjenocidit në Gaza dhe po shkel Konventën e Gjenocidit duke i ofruar Izraelit ndihmë ushtarake dhe financiare. Carlos Jose Arguello Gomez, ambasadori i Nikaraguas në Holandë, i tha gjykatës se “nuk ka rëndësi nëse një predhë artilerie dërgohet drejtpërdrejt nga Gjermania në një tank izraelit që bombardon një spital apo nëse shkon për të rimbushur rezervat e Izraelit”.

“Fakti është se sigurimi i furnizimeve dhe zëvendësimi i armatimeve është thelbësor për ndjekjen e sulmeve nga Izraeli në Gaza”, tha ai para gjykatës, duke thënë se Gjermania është e vetëdijshme për “rrezikun serioz të kryerjes së gjenocidit”.

Nikaragua i kërkoi gjykatës të lëshojë urdhra urgjent, duke thënë se si palë në Konventën e Gjenocidit, Gjermania duhet të pezullojë menjëherë ndihmën ushtarake për Izraelin dhe të sigurojë që furnizimet e saj të mos përdoren në mënyrë të paligjshme.

Një zëdhënëse e kancelarisë gjermane, Christine Hoffman, u tha gazetarëve javën e kaluar se qeveria hodhi poshtë akuzat e Nikaraguas. Gjermania pritet t’i përgjigjet rastit të martën në mëngjes.

Nga ana tjetër qeveria e Nikaraguas po përballet vetë me sanksione për politika represive në vend. Një raport special i Kombeve të Bashkuara në shkurt thoshte se abuzimet e shumta të qeverisë, duke përfshirë burgosjen dhe dëbimin e figurave të opozitës, si dhe klerikëve katolikë romakë, ishin “të barasvlershme me krime kundër njerëzimit”.

Rasti i Nikaraguas është i treti para gjykatës këtë vit që trajton konfliktin izraelito-palestinez.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts