Zbardhen të tjera detaje në lidhje me 4 urdhër-arrestet e lëshuara dje nga SPAK për një abuzim me një procedim penal për rastin e “Toyta Yaris”. Teksa vetëm një prej masave është ekzekutuar nga policia, pasi pas hekurave është kreu i Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka, 3 të tjerët, përfshi magjistraten Erjona Daupajn, avokati Radovan Çela dhe Astrit Vladi, ndodhen në arrati.
Gazetari Igli Çelmeta raportoi në një lidhje për News24 se ka dyshime që këta persona janë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, por ende vijojnë kontrollet për kapjen e tyre. Po ashtu ka dyshime se përveç prokurorit, telefon që fliste përmes aplikacionit Sky Ecc kishte dhe Daupaj.
Kjo e fundit thuhet se ka folur përmes këtij aplikacioni me Zarkën, në lidhje me lehtësimin e procedimit për një të përfshirë për çështjen e ‘Toyota Yaris”. Aktualisht policia vijon kontrollet brenda vendit.
[embedded content]
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co