Bota Shqiperia

Akuzohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, detaje nga arrestimi i ish-efektivit të RENEA-s! Policia: Iu gjet një pistoletë! Prangoset edhe shoferi i mjetit

akuzohet si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal detaje nga arrestimi i ish efektivit te renea s policia iu gjet nje pistolete prangoset edhe shoferi i mjetit













































Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-efektivit të RENEA-s, Altin Morina, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK për kultivim droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

durim bami altin morina

Blutë informojnë se gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet një pistoletë, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u arrestuar edhe shoferi i mjetit ku ndodhej Altin Morina, 25-vjeçari me iniciale E. H., për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, ndaluan shtetasin A. M., 45 vjeç, i shpallur në kërkim nga SPAK, për veprën penale “Kultivimi i bimeve narkotike“, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal. Gjatë kontrollit fizik, 45-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë. Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, u arrestua dhe drejtuesi i automjetit me të cilin lëvizte 45-vjeçari, shtetasi E. H., 25 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”,”- informon policia.

LEXONI EDHE: Ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK, arrestohet ish-efektivi i RENEA-s! Bashkëpunëtor i Durim Bamit, ja akuza që rëndon ndaj tij

Ish-efektivi i RENEA-s, i cili ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK që nga data 17 Maj 2024, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme si bashkëpunëtor i Durim Bamit në kultivimin e kanabisit në zonën e Niklës dhe Tapizës.

“Në dinamikën e hetimit të këtij procedimi penal, janë grumbulluar prova që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi Durim Bami, në bashkëpunim me shtetasin Altin Morina (me detyrë efektiv i forcave “Renea” në kohën e kryerjes së krimit) kanë organizuar kultivimin e bimëve narkotike në zonën e Niklës dhe Tapizës”, thuhet në dosjen e SPAK.

Kujtojmë që Altin Morina u arrestua edhe më 14 mars 2023 në zonën e Komunës së Parisit pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip Audi Q8 me 113 mijë euro  një shumë paundësh dhe lekësh me vete.

Por, me vendim të gjykatës ish-efektivin e forcave RENEA, u la i lirë në muajin prill të atij viti.

Pas arresimit ai kishte deklaruar se shumat e parave i kishte marrë tek një biznesmen për një hall personal. Ndërkohë në atë kohë mor në pyetje edhe biznesmeni që Morina pretendoi se i dha lekët dhe ai ka pranuar që i ka dhënë paratë.

“Nuk ka prova, këto para i kam marrë nga një biznesmen 30 minuta para arrestimit. Nuk vijnë nga produkt kriminal, jam gati të bashkëpunoj me organin e akuzës për t’i dhënë prova që kanë të bëjnë me arsye personale dhe familjare. Nuk ka patur person tjetër në shoqërinë time në momentin e arrestimit. Po shkoja në shtëpi, te Komuna e Parisit, dhe isha drejtuar në “Ish-Bllok” ku banoj”, tregoi ish-efektivi.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts