Lamine Yamal është kthyer në kryefjalën e këtij Evropiani, një super talent që po mahnit Evropën pavarësisht se nuk ka mbushur ende 17 vjeç. Barcelona ka në dorë një xhevahir të vërtetë, por drejtuesit e klubit blaugrana nuk kanë ndërmend të heqin dorë prej tij pavarësisht se ofertat që vijnë janë të pabesueshme.
Sipas Mundo Deportivo-s, PSG ka bërë një ofertë zyrtare për talentin spanjoll, janë të gatshëm të investojnë 250 milionë për të siguruar kartonin e tij, një ofertë që do të thyente edhe rekordin e vendosur nga francezët për transferimin e Neymar(222 mln euro).
Pavarësisht kësaj oferte të “çmendur”, drejtuesit e Barcelonës kanë kthyer një përgjigje të prerë: Yamal është i pashitshëm.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co