Alarm në mesfushën e Milanit, Fonseka studion turin e forcës

alarm ne mesfushen e milanit fonseka studion turin e forces





































Nga reparti i mes fushorëve po vijnë sinjalet që “karburanti” po mbaron. Ismael Benaser është dëmtuar në kombëtaren e tij dhe në këtë mënyrë heq një alternativë në repartin më të rëndësishëm. Benaser do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 2-3 muaj dhe Fonseka është në alarm në momentin më delikat të sezonit, kur do të duhet të luajë shumë ndeshje si në kampionat dhe në Champions.

asdasddsaadsasdadsads

Trajneri portugez ka në dispozicion vetë, Loftus Çik, Fofana, Reijnders dhe Musah. Për Milanin që luan me 2 mesfushorë përpara mbrojtjes dhe një fantazist pas sulmuesit janë të duhurit, por shumë pak. Nga e shtuna do të luhet çdo tre ditë dhe Benaser do të rikthehet në fillimin e dhjetorit. Dhe kur përpara mbrojtjes të luajnë Fofana dhe Reijnders në mesfushë dhe Loftus Cik më i avancuar, atëherë në pankinë do të jetë vetëm Musah.

TUR FORCE- Fonseka pëlqen që të aktivizojë një fantazist teknik, të zotin për të luajtur me dy të tjerët dhe është natyrale që shpeshherë të luajë edhe Pulisiç si numër 10. E vërtetë, por jemi në fije të perit. Me një llogari të thjeshtë, Fonseka do të ketë 6 ndeshje në 22 ditë dhe pas ndalesës së kombëtareve do të luajë dy ndeshje në javë, nga 19 tetori deri në 9 nëntor. Me një tjetër ndalesë kombëtaresh, gjithmonë delikate. Por cila është zgjidhja?

PA KONTRATA- Zgjidhja e parë është merkato, por me sa duket nuk do të ketë ndërhyrje të tilla. Milani në letër mund të marrë një lojtar pa kontratë dhe ta përfshijë në listën e Serisë A. Në Champions nuk mund ta ketë deri në fundin e shkurtit. Lista europiane është e bllokuar, me përjashtim të një portieri. Në rast se ky i fundit dëmtohet, atëherë mund të zëvendësohet. Këto janë rregullat e UEFA-s. Por cilët janë mesfushorët pa kontratë? Rabio një prej tyre. Milani ka folur me të në verë, por nuk ka qenë kurrë afër tij. Në listë ka edhe futbollistë të tjerë të njohur si Dele Ali, Kriçoviak, Pjaniç, Kramer, Kapue, Kovalenki, Koklë, por asnjë prej tyre nuk është në planet e klubit. Kuqezinjtë nuk do të bëjnë merkato.

TË RINJTË- Fonseka do të ndjekë një tjetër rrugë, aktivizimin e të rinjve. Milani i së ardhmes mund të japë kontribut që në të tashmen. Tre lojtarë kanë shanse që të luajnë me ekipin e parë, Vos, Zeroli dhe Liberali. Vos sapo ka ardhur nga Ajaksi, por ka treguar se ka nivel të lartë dhe mund të japë kontribut. Zeroli ka qenë me ekipin e parë në një periudhë të fazës përgatitore dhe e njeh ambientin. Ata janë favoritët, por edhe Liberali që i pëlqen shumë Fonsekës. Ai ka luajtur ndaj Realit në miqësore. Dhe nëse ka sfiduar Modriçin nga afër, sigurisht që një pjesë ndaj Venecias apo Leçes mund ta bëjë pa frikë.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →