Bota Sport

Alarm te Franca/ Tre lojtarë dhe trajneri Deshamp kaplohen nga një grip i ndërlikuar

alarm te franca tre lojtare dhe trajneri deshamp kaplohen nga nje grip i nderlikuar
































Kampi i Francës thuhet se është bllokuar nga një grip në dukje i ndërlikuar përpara Euro 2024. Franca është një nga favoritët për të shkuar deri në fund, por duket se gjërat nuk po shkojnë shumë në favor për “gjelat” në këtë start të Europianit.

franca

Përpara duelit kundër Austrisë që do të zhvillohet të hënën, Franca është goditur nga një grip. Siç raporton “talkSPORT”, Kilian Mbape dhe Kingsli Koman u detyruan të humbin stërvitjen. Ylli i PSG-së, Dembele gjithashtu ishte prekur nga gripi, por konfirmoi se është mirë gjatë një konference për shtyp.

Besohet se nga gripi është prekur edhe trajneri Didier Deshamp. Gjithsesi në orët në vijim pritet të mësohen më shumë detaje në lidhje me këtë situatë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts