Bota Sport

Alarm te Milani, Morata dëmtohet dhe rrezikon 1 muaj jashtë

alarm te milani morata demtohet dhe rrezikon 1 muaj jashte





































Lajm tronditës për Milanin dhe trajnerin Paulo Fonseka, që në transfertën e së shtunës kundër Parmës do të duhet të bëjë pa shërbimet e sulmuesit Alvaro Morata.ac-milan-v-torino-fc-serie-a-19Sulmuesi spanjoll, që gjeti golin në sfidën debutuese me fanellën kuqezi në “San Siro” kundër Torinos do të duhet të ndalet dhe të qëndrojë disa ditë pushim për shkak të një problemi muskulor. Gjendja e tij do të monitorohet në të ardhmen, kur të kryeje disa ekzaminime më të detajuara.

Morata në fakt nuk ishte në formën më të mirë fizike që për Torinon, por mënyra se si shkoi ndeshja bëri që trajneri Fonseka ta rrezikonte. Kjo gjë ka kushtuar shtrenjtë sepse ai rrezikon që të humbasë sfidën e së shtunës kundër Romës dhe atë kundër Lacios.

Po ashtu, sulmuesi spanjoll nuk mund të japë dot kontribut me kombëtaren e tij për sfidat e Ligës së Kombeve në datën 5 dhe 8 shtator. Sigurisht që ekzaminimet do të jenë ato që do të tregojnë qartësisht kohën që i duhet lojtarit për t’u rikuperuar plotësisht.

Pas ndalesës që do të bëjnë kampionatet për kombëtaren më datën 15 shtator është sfida ndaj Venecias dhe për më tepër do të startojë Champions-i i ri më datat 17-19 shtator.

Pastaj është derbi i Milanos dhe Morata duhet patjetër që të rikuperohet në kohë për të mos e lënë në baltë skuadrën dhe mbi të gjitha Ibrahimoviçin që besoi tek ai. Në fakt aventura e Moratës në Milano nuk nisi ashtu siç duhet, për faktin që u “divorcua” nga bashkëshortja e tij dhe sigurisht që problemet e tilla psikologjike dhe stresi ndikojnë edhe në dëmtimet muskulore.

Por te Milani kanë besim që do të rikthehet më i fortë se kurrë për të qenë lideri i repartit të avancuar.

GENTIAN ALINANI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts