Mjekët në Rripin e Gazës nuk po shohin më “foshnja me peshë normale”. Kështu tha një zyrtar i Kombeve të Bashkuara, ndërsa rreth 180 grave të uritura dhe të dehidratuara lindin çdo ditë në Gaza. “Personalisht, unë po largohem nga Gaza këtë javë i tmerruar për një milion gra dhe vajza në Gaza, për 650,000 gratë në moshë të lindjes, mbi të gjitha për 180 gratë që lindin çdo ditë,” tha Dominic Allen, kreu i delegacioni i Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) në territoret palestineze, gjatë një konference për shtyp.
Ai ishte në gjendje të vizitonte disa spitale ku repartet e maternitetit funksionojnë ende në Rripin verior të Gazës, ku të paktën 31,000 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite, sipas ministrisë së Shëndetësisë të Hamasit.
Në vend të foshnjave me peshë normale, kësaj, ata shohin më shumë fëmijë të lindur të vdekur dhe më shumë vdekje neonatale,” vazhdoi Allen, duke përshkruar gratë shtatzëna “të rraskapitura, nga frika, nga detyrimet për të lëvizur vazhdimisht, nga uria dhe nga dehidrimi”.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co