Albin Kurti i kërkon NATO-s: Ktheni zonën e sigurisë në kufirin me Serbinë

albin kurti i kerkon nato s ktheni zonen e sigurise ne kufirin me serbine





































Kryeministri i Kosovs, Albin Kurti ka kërkuar nga NATO-ja që ta kthejë zonën tokësore të sigurisë në një perimetër prej 5 kilometrash përgjatë kufirit të Kosovës me Serbinë.

kurti

Kërkesën për kthimin e masës së hequr 23 vjet më parë, ai e justifikoi me aktivitetet e Serbisë për afrimin e ushtrisë dhe artilerisë në kufi me Kosovën gjatë dy vjetëve të fundit.

“Meqë brenda dy vjetëve Serbia ka sjellë katër herë ushtrinë e saj te kufiri ynë, duhet rikthyer zona tokësore e sigurisë që NATO e quan ‘ground safety zone’, në gjerësinë 5 kilometra rrotull kufirit të Kosovës me Serbinë. Ajo u hoq në gusht të 2001-s, kur kryeministër ishte Zoran Gjingjiç që e vranë dhe këtë po e keqpërdor regjimi i Aleksandër Vuçiç”, ka thënë kryeministri Kurti, gjatë adresimit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, parti të cilën e udhëheq.

Kurti theksoi se udhëheqja aktuale në Serbi ka mbetur agresore, sikurse gjatë kohës së luftës.

Përgjegjësinë për sigurinë në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë e ka misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Ndërsa, pjesën tjetër të vijës kufitare e mbikëqyr Policia e Kosovës.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →