“Albin Kurti paraqiti tri kushte”- Josep Borrell: Kosova nuk ishte e gatshme për takim trepalësh

albin kurti paraqiti tri kushte josep borrell kosova nuk ishte e gatshme per takim trepalesh

































Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk ka shprehur gatishmëri për të mbajtur takim trepalësh në Bruksel.

borrell

Sipas tij, Kurti i ka vendosur tri kushte për angazhimin e mëtejshëm në procesin e normalizimit.

Teksa e ka cituar Kurtin, Borrelli ka thënë se është kërkuar që formalizimi i marrëveshjeve bazike të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive, të tërhiqet letra e ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç, më 13 dhjetor, si dhe të dorëzohet krimineli Milan Radoiçiç dhe grupi i tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore të Kosovës.

“Kosova nuk dëshironte ta mbante takimin trepalësh, Serbia ishte e gatshme ta bënte. Duhen dy vetë për ta luajtur tangon. Për fat të keq asnjë progres nuk mund të arrihej sot. Kryeministri Kurti ka dorëzuar tre kushte për angazhimin e tyre të mëtejmë në procesin e normalizimit. Citoj ‘1. Formalizimi i marrëveshjeve bazike duhet të nënshkruhet nga shefat përkatës të qeverive. 2 Tërheqja e letrës së rezervimit të deportuar nga ish-kryeministrja e Serbisë, e datës 13 dhjetor. 3. Dorëzimin i Milan Radoiçiçit dhe grupit të tij paramilitar terrorist te organet gjyqësore kosovare’”, ka thënë ai në konferencën për media pas takimeve dypalëshe.

Mw tej Borrell ka shtuar se të dyja palët janë përgjegjëse për mospërmbushjen e asaj për çka janë zotuar.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →