Kosova

Albin Kurti takim me Sekretarin e Punëve të Jashtme britanike: Synimi kryesor, anëtarësimi i Kosovës në NATO dhe BE

albin kurti takim me sekretarin e puneve te jashtme britanike synimi kryesor anetaresimi i kosoves ne nato dhe be
albin kurti takim me sekretarin e puneve te jashtme britanike synimi kryesor anetaresimi i kosoves ne nato dhe be

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në takimin me sekretarin e shtetit për punë të jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy dhe të dërguarën e posaçme për Ballkanin Perëndimor, Karen Pierce, u ka ofruar bashkëpunimin e Kosovës për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit.



Ai ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për synimet e Kosovës lidhur me anëtarësimin në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës.

“Biseduam mes tjerash për progresin demokratik dhe zhvillimin ekonomik që ka njohur vendi ynë gjatë këtij mandati qeverisës dhe objektivat e synimet parësore të Republikës së Kosovës për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian dhe në Këshillin e Evropës. Gjithashtu, i urova edhe për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit këtë vit nga ana e Mbretërisë së Bashkuar e për të cilën ofrova bashkëpunimin tonë për ta bërë këtë samit sa më të suksesshëm”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts