Aleatë të “Djathtas 1912”? Pano Soko nga Nisma Thurje “rrëzon” Kullurin: Nuk bashkëpunojmë me ata që kanë qenë pjesë e maskaradës e keqqeverisjes

aleate te djathtas 1912 pano soko nga nisma thurje rrezon kullurin nuk bashkepunojme me ata qe kane qene pjese e maskarades e keqqeverisjes
aleate te djathtas 1912 pano soko nga nisma thurje rrezon kullurin nuk bashkepunojme me ata qe kane qene pjese e maskarades e keqqeverisjes

Pano Soko nga Nisma Thurje, në një lidhje skype në News24, ka folur mes të tjerash në lidhje me atë që Edvin Kulluri deklaroi pak më parë në studion e “Opinion” me gazetarin Renaldo Salianji, se “Nisma Thurje” mudn të jetë aleate e “Djathtas 1912” në zgjedhjet e 2025.

Soko u shpreh se një nga kriteret për bashkëpunim, është që aleatët të mos kenë qenë pjesë e qeverisjes.

Kjo sipas tij ngushton mundësitë e bashkëpunimin, duke përfshirë këtu edhe “Djathtas 1912”.

“Ftesat diskutohen në forumet tona, raportet tona për aleancat janë që jemi të hapur me këdo për të bashkëpunuar me këdo që nuk ka qenë pjesë e maskaradës që është bërë në 30 vite. Besoj se rrezja e bashkëpunimet na ngushtohet mjaftueshëm, sidomos për parti që krijohen nga franksionimi i partive të tjera”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →