Alec Baldwin në gjyq për të shtënat fatale në setin e filmit “Rust”

alec baldwin ne gjyq per te shtenat fatale ne setin e filmit rust
alec baldwin ne gjyq per te shtenat fatale ne setin e filmit rust

Gjyqi i Alec Baldwin, i gjykuar për vrasje të pavullnetshme pas të shtënave fatale që i kushtoi jetën drejtores së fotografisë së filmit të tij western “Rust” në vitin 2021, do të fillojë sot dhe premton të zbërthejë këtë tragjedi për rreth 10 ditë.

Aktori 66-vjeçar rrezikon deri në 18 muaj burg.

Ndërsa xhironte në një fermë në Nju Meksiko në tetor 2021, ylli drejtoi një armë që supozohej të përmbante vetëm plumba manovër, por një plumb i vërtetë vrau kineasten Halyna Hutchins dhe plagosi regjisorin Joel Souza.

Aktori ka shpjeguar gjithmonë se është siguruar se arma ishte e padëmshme dhe mohon të ketë tërhequr këmbëzën.

Avokatët e tij kanë shumëfishuar ankesat për të anuluar procedimin, por më kot.

Prokuroria e akuzon atë se është sjellë në mënyrë të çrregullt në xhirime, duke mos respektuar rregullat bazë të sigurisë.

Prokurorët do të duhet të bindin juristët, përzgjedhja e të cilëve duhet të bëhet sot.

Gjyqi do të ndiqet nga afër nga Hollivudi, ku sindikata e aktorëve ka frikë se çështja do të krijojë një precedent historik.

Kjo ngjarje e rrallë tashmë ka nxitur thirrjet për ndalimin e armëve të zjarrit në set.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →