Masimiliano Alegri ka nisur një lojë batutash në distancë me Interin, teksa thumbon vazhdimisht zikaltrit me të cilët skuadra e tij ka një duel të ndezur në këtë sezon për titullin kampion. Sot, ai i është përgjigjur me humor pyetjes që iu bë në konferencën për shtyp nga gazetarët rreth duelit në tenis, mes Janik Siner dhe Novak Xhokoviç.
Tenisti italian mundi në gjysmëfinalet e Australian Open veteranin serb, si një shenjë e ndryshimit të brezave që po ndodh në këtë sport dhe Alegri ka përfituar nga situata për të lëshuar dorashkën e sfidës.
“Është e vështirë ta them, kalendari është i tillë që një herë luan një skuadër e para, një herë tjetra. Në fund duhet të bësh një numër të caktuar pikësh dhe ne do të mendojmë për veten. Do të duhet ekuilibër, duhet të kemi forcë mendore. Unë i bëj komplimente Sinerit, që ka bërë një ndeshje të jashtëzakonshme.
E vetmja gjë që mund të them është që ne jemi më të rinj si moshë ndaj jemi si Siner, ndërsa ata si Xhokoviç. Por nuk janë… Se pastaj e përjetojnë keq, u mbetet mendja aty”, tha Alegri duke qeshur para gazetarëve për thumbimin e radhës ndaj zikaltërve./ PANORAMASPORT.AL
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co