Aleksandër Çipa: Bipolariteti nuk lejon kreativitetin, mungon një projekt për të bashkuar opozitarizmin

aleksander cipa bipolariteti nuk lejon kreativitetin mungon nje projekt per te bashkuar opozitarizmin
aleksander cipa bipolariteti nuk lejon kreativitetin mungon nje projekt per te bashkuar opozitarizmin

Opinionisti Aleksandër Çipa, i ftuar në emisionin “Open” në Nees 24, ka komentuar lidhur me situatën e opozitës në vend.

Çipa u shpreh se edhe pse Partia Demokratike tashmë e ka një drejtues dhe zyrtarisht ai është Berisha, ende nuk po sheh lëvizje brenda partisë.

“Nuk po shoh ende një plan konkret për tu bashkuar të gjitha grupet e opozitarizmit”, u shpreh Çipa.

Çipa tha se është zgjidhur fakti formal që berishizmi të jetë shumicë brenda PD-së, sikundër dominon alternativa e pohimit se kjo shumicë që qeverisës vendin, luan edhe fijet brenda opozitës, e cila nuk shënjon dot unitaritetin e vet.

“Nuk është vetëm shumica që nuk lejon konkurencën e aktorëve opozitaristë të djathtë apo qendrës së djathtë, por është bipolariteti, janë të dy ortakët e mëdhenj të rotacioneve në 33 vite, që nuk lejon kreativitetin”, tha Çipa.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co