Sport

Alen Sherri drejt Serie A, Cagliari në sulm për portierin e Egnatias

alen sherri drejt serie a cagliari ne sulm per portierin e egnatias
alen sherri drejt serie a cagliari ne sulm per portierin e egnatias

Alen Sherri drejt Serie A. Portieri i Egnatias mund të kalojë në radhët e Cagliarit, pasi klubi nga Sardegna ka shprehur gatishmërinë të paguajë 500 mijë euro.

Ka qenë gazetari italian, Di Marzio që ka publikuar lajmin, duke treguar edhe detajet. Për 26-vjeçarin do të ishte një “trampolinë” e vërtetë, për karrierën e tij.

Sherri ka qenë një nga më të rëndësishmit te skuadra rrogozhinase, për arritjen e rezultateve të rëndësishme. “Gardiani” është gati për të provuar veten, në Serie A, në një kampionat shumë të fortë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts