Sport

Alex Sandro nuk fsheh zhgënjimin: Kemi humbur përqëndrimin, Juventus po gabon shumë

alex sandro nuk fsheh zhgenjimin kemi humbur perqendrimin juventus po gabon shume
alex sandro nuk fsheh zhgenjimin kemi humbur perqendrimin juventus po gabon shume

Juventus nuk po kalon një periudhë të mirë, teksa nuk fiton prej javësh. I zhgënjyer për mediat është shfaqur mbrojtësi bardhezi Alex Sandro, pas barazimit 2-2 me Veronën.

“Në ditët e fundit kemi humbur pak përqendrimin. Është një fakt, rezultatet e thonë këtë. Duhet të ketë dëshirë për të bërë më shumë për të ndihmuar njëri-tjetrin.

Me dy seanca stërvitore në ditë në dispozicion ne mund të provojmë më shumë gjëra, megjithatë pa përqendrim do të vazhdojmë të mos fitojmë ndeshje. Po gabojmë shumë, ne kemi marrë vetëm dy pikë në katër ndeshjet e fundit dhe ne po pranojmë shumë gola” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts