Ilir Alimehmeti, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në PD, në rubrikën “Opinion” në Neës24 tha se zinxhiri i përgjegjësisë me atë që ndodhi në spitalin Onkologjik nuk nis me hallkën fundore, por nga kreu, pavarësisht se kush është.
Alimehmeti tha se problemet nuk zgjidhen duke nisur me anën fundore. Alimehmeti tha se Shqipëria ka buxhetin më të ulët për sektorin e shëndetësisë, ndërkohë që raporti i OBSH na tregoi se 60 % e parave dalin nga xhepi i qytetarëve.
Ai tha se këto para dalin që nga nevoja për medikamente deri te çdo ndërhyrje apo ekzaminim mekësor. Alimehmeti tha se edhe raporti i KLSH ka evidentuar problemet në shëndetësi, përfshi edhe ato të Onkologjikut.
“Detyra e një qeveri është që të daravisë mjegullën dhe nëse ka ujqër ti largojë ato. Nëse medikamentet do të ishin blerë mjaftueshëm, a do të kishim sot skema të tilla abuzimesh? Nëse do të kishim salla operacionesh në çdo spital, a do të kishim sot skema të tilla?
Nuk janë mjekët ato që merren me procedurat apo tenderat. Sot a është zgjidhur problemi i medikamenteve te Onkologjiku? Jo vazhdon ende. Po pajisjet mjekësore a punojnë? Sërisht jo, atëherë çfarë është zgjidhur?”, u shpreh Alimehmeti. Ai tha se duhet një pak politik dhe qytetar për shëndetësinë.
“Sot buxhetin e shëndetësisë e kemi 2.78 %, ndërkohë që minimumi duhej të ishte 7%. Duhet një pakt politik dhe qytetar, që kush prek buxhetin e shëndetësisë i “priten duart”. Nëse kjo nuk ndodh problemet në shëndetësi do të vazhdojnë dhe agravohen”, tha Alimehmeti.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co