Sport

Allegri nuk fsheh zhgënjimin: Kapim Champions me çdo kusht, të kalojmë këtë moment të keq

allegri nuk fsheh zhgenjimin kapim champions me cdo kusht te kalojme kete moment te keq
allegri nuk fsheh zhgenjimin kapim champions me cdo kusht te kalojme kete moment te keq

Juventus u mund sot 1-0 ndaj Lazios, në Olimpico. I zhgënjyer por besimplotë për kualifikimin në Champions u shfaq për mediat, trajneri i bardhezinjve, Max Allegri.

“Numrat thonë se po ecim keq. Fatmirësisht kemi një avantazh pikësh ndaj vendit të pestë. Ne duhet dhe do ta arrijmë objektivin tonë në Champions League, edhe nëse në javën e fundit. Nuk është një moment i lehtë, duhet ta kapërcejmë dhe ta kthejmë situatën në favorin tonë. Le të ngremë kokën dhe të vazhdojmë të punojmë, nuk mund t’u them gjë djemve” – Tha Allegri. Juventus renditet në vendin e 3-të!

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts