Sport

Allegri para Udineses: Duhet të rikthehemi te fitorja, Juvja synon kualifikimin në Champions

allegri para udineses duhet te rikthehemi te fitorja juvja synon kualifikimin ne champions
allegri para udineses duhet te rikthehemi te fitorja juvja synon kualifikimin ne champions

Trajneri i Juventusit, Max Allegri i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në prag të ndeshjes me Udinesen.

“Duhet të rikthehemi te fitorja, përballë kemi një kundërshtar që nuk i meriton pozitat që mban në kampionat. Udinese ka lojtarë të mirë dhe fizik, plus Samardzic. Vlahovic ka një lodhje muskulore dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Veronës, sulmuesit e tjera janë mirë dhe do të më duhet të zgjedh mes Chiesës dhe Yildiz.

Sa i përket Alcaraz, nuk është ende gati për të luajtur titullar. Interi është në një tjetër rrugëtim, dihej që ishin favoritë për kampionatin. Mua nuk më duhej të prisja fitoren e tyre ndaj Romës për të kuptuar sa të fortë janë.

Fitorja e Interit nuk na bën që në fushë të futemi të pamotivuar, madje është e kundërta, tani jemi edhe më të motivuar. Ne kemi si objektiv rikthimin në Champions dhe duhet të rikthehemi të fitojmë nga ndeshja me Udinesen.” – Tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts